Top News – Vaksina e Pfizer dhe BioNTech/ Efikase ndaj variantit brazilian të koronavirusit
09/03/2021 12:51

Vaksina anticovid nga Pfizer dhe BionTech është në gjendje të neutralizojë një variant të ri të koronavirusit që po përhapet shpejt në brazil. Kjo konfirmohet nga një studim laboratorik i publikuar në revistën e mjekësisë së Neë England. Gjaku i marrë nga njerëz që ishin vaksinuar me të ka mundur të neutralizojë një version të projektuar të virusit që mbante të njëjtat mutacione të proteinës spike si ato të variantit të identifikuar në brazil, thotë studimi i kryer nga shkencëtarë të universitetit të teksasit. Ata thanë se aftësia neutralizuese ishte ekuivalente me efektin e vaksinës në një version të mëhershëm, më pak infektues, të virusit nga viti i shkuar. Proteina spike, që përdoret nga virusi për të hyrë në qelizat njerëzore, është shënjestra kryesore e shumë vaksinave anti covid. Në studime të kryera më herët, Pfizer kishte zbuluar se vaksina e tij neutralizonte edhe variante të tjera më infektuese të virusit të identifikuara në britaninë e madhe dhe afrikën e jugut edhe pse ky i fundit mund të reduktojë numrin e antitrupave mbrojtës që gjenerohen nga vaksina. Pfizer ka thënë se beson se vaksina aktuale e tij ka shumë gjasa të vazhdojë të mbrojë kundër variantit afrikano jugor. Sidoqoftë, prodhuesi i ilaceve po planifikon të testojë një dozë të tretë përforcuese të vaksinës, si edhe një version të ri të saj, që kanë si qëllim të luftojnë variantin në mënyrë që të kuptohet më mirë reagimi imunitar. Edhe vaksina kineze Sinovac, sipas një studimi të ndarë, është efikase ndaj variantit brazilian por shkencëtarët ende nuk kanë dhënë detaje të këtij studimi.

Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11