Top News – Vaksina e oksfordit/ Reagim imunitar tek të moshuarit
26/10/2020 20:14

Vaksina për Covid-19 që po krijohet nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca ka arritur të prodhojë një përgjigje të fortë imunitare tek njerëzit e moshuar, grupi në rrezik më të lartë nga koronavirusi, tha të hënën gazeta “Financial Times”. Gazeta citon rezultatet paraprake të provave klinike me këtë vaksinë të mundshme. Vaksina shkakton reagimin e antitrupave mbrojtës dhe qelizave T tek më të moshuarit, tha gazeta “Financial Times”, duke cituar dy njerëz që kanë dijeni për rezultatet. Ky zhvillim ka inkurajuar studiuesit që janë në kërkim të provave të cilat tregojnë se vaksina do të ndihmonte të moshuarit nga infektimi apo vdekja me koronavirusin. Hollësitë pritet të publikohen së shpejti në një revistë mjekësore, thuhet në njoftimin e gazetës “Financial Times”. Zbulimet i bëjnë jehonë të dhënave të publikuara në korrik, të cilat treguan se vaksina krijoi "përgjigje të forta imune" në një grup të rriturish të shëndetshëm mes moshës 18 dhe 55 vjeçare, raportoi gazeta, duke cituar njerëz që kanë njohuri për rezultatet nga të ashtuquajturat teste imunogjeniteti të gjakut. Por gazeta paralajmëroi se rezultatet pozitive të imunogjenitetit nuk garantojnë që vaksina do të jetë e sigurt dhe efektive për të moshuarit. Kompania AstraZeneca, e cila po krijon vaksinën me studiuesit e Universitetit të Oxfordit, shihet si një nga udhëheqësit në garën për të prodhuar një vaksinë kundër Covid-19.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20