Top News – ‘Vaksina e lidhur me AIDS’ / Facebook heq videon e presidentit të Brazilit
26/10/2021 12:09

Facebook ka hequr një video, në të cilën presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka folur për një lidhje të supozuar midis vaksinave kundër koronavirusit dhe sëmundjes së AIDS-it. Rrjeti social tha se videoja i ka shkelur politikat e tij për vaksinat. “Politikat tona nuk i lejojnë pretendimet se vaksinat kundër koronavirusit vrasin ose i dëmtojnë seriozisht njerëzit”, tha Facebook në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve AP. Videoja u hoq edhe nga platforma e Facebook-ut, Instagram. Facebook, megjithatë, nuk iu përgjigj pyetjes se përse kanë kaluar tri ditë përpara se përmbajtja të hiqej. Videoja thuhet se është postuar më 21 tetor, ndërsa është hequr më 24 tetor. Në video, Bolsonaro ka thënë se ka raporte që “sugjerojnë se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit zhvillojnë Sindromën e Mungesës së Imunitetit shumë më shpejt sesa pritej”. Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Bolsonaro ka folur vazhdimisht kundër izolimit, maskave dhe vaksinimit. Kjo nuk është hera e parë që videot e tij hiqen nga platformat digjitale, për shkak të shkeljeve të politikave. Vitin e kaluar, Tëitter dhe Facebook kanë hequr videot, ku Bolsonaro ka pretenduar se numrat e lartë të të infektuarve me koronavirus do ta bëjnë Brazilin imun. Brazili ka përjetuar një ndër normat më të larta të infektimit dhe vdekshmërisë nga koronavirusi. Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 21 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 605,000 kanë vdekur.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09