Top News – Vaksina anti-covid/ Edhe SHBA pranë miratimit
10/12/2020 18:26

Amerikanët janë shumë pranë fillimit të vaksinimit të sigurtë dhe efektiv kundër COVID-19-s ndërsa shifra totale e infeksioneve në të gjithë vendin llogaritet tashmë në më shumë se 15.3 milionë që prej fillimit të pandemisë. Një grup i posaçëm ekspertësh të jashtëm të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) u mblodh të enjten për të shqyrtuar nëse do të rekomandojnë miratimin për përdorim urgjent të vaksinës së re të prodhuar nga gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech. Nëse Komisioni Këshillimor i Vaksinave dhe Produkteve Biologjike rekomandon autorizimin, ashtu sikurse pritet, FDA-ja ka të ngjarë të japë pëlqimin e saj përfundimtar të premten ose të shtunën. Qeveria federale do të shpërndajë menjëherë 6.4 milionë doza në të gjithë vendin. Vaksinimi pritet të nisë nga punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë në betejën me COVID-in. Takimi vjen një ditë pasi SHBA regjistroi më shumë se 3 mijë viktima të koronavirusit, një rekord ditor ky që kur pandemia ka filluar. Kompanitë Pfizer dhe BioNTech u vunë në krye të përpjekjeve globale për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit. Britania u bë vendi i parë perëndimor që nisi vaksinimet masive të martën, vetëm disa ditë pasi agjencia rregullatore qeveritare për shëndetin publik miratoi vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech. Ndërkohë, kjo vaksinë është miratuar tashmë edhe nga dy vende të tjera, Bahreini dhe Kanadaja.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20