Top News – Vajza e Joe Biden e shqetësuar: Druhem për sigurinë e tij në ditën e betimit
19/01/2021 11:49

Vajza e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, Ashley shprehet e “shqetësuar” për sigurinë e tij në ditën e Betimit. “Kur njerëzit e tu të afërt kërcënohen nga një rrezik, padyshim që shqetësohesh, edhe pse Shërbimi ynë Sekret është i jashtëzakonshëm. Dhuna më trishton jashtëzakonisht shumë, dhe shkakton kaq shumë trauma”, u shpreh ajo. Pas sulmit ndaj Kapitolit, masa të pashembullta sigurie po merren në Washinton për ceremoninë e 20 janarit, duke anashkaluar madje edhe traditën. FBI-ja është duke kryer deri edhe kontrolle sigurie të 25,000 anëtarëve të Gardës Kombëtare të dislokuar në kryeqytet. “Megjithëse nuk kemi informacione zbulimi për ndonjë kërcënim të brendshëm, ne nuk po lëmë asnjë gur pa kthyer për të siguruar Washingtonin DC,” tha në një deklaratë sekretari në detyrë i Mbrojtjes Christopher Miller. Miller shtoi se trupave po u bëhet trajnim shtesë e u është kërkuar që nëse dëgjojnë diçka që nuk është e përshtatshme, t’ua raportojnë atë eprorëve të tyre në zinxhirin e komandës.” Raportet e zbulimit amerikan kanë lënë të kuptohet që disa protestues që besojnë se Presidenti në largim Donald Trump u privua nga rizgjedhja për shkak të mashtrimeve me votat, mund të përpiqen të cenojnë ceremoninë e betimit dhe inaugurimin e Biden. Vendi ku do të bëhet inaugurimi është i rrethuar me gardh të lartë të mbuluar me tela me gjemba, mes masave të rralla të sigurisë, që nuk janë parë në inaugurimet e kaluara.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20