Top News/ Ushtria amerikane, më e forta në botë! Senati miraton buxhetin rekord, 886 mld USD në vit
14/12/2023 11:07

Me një mbështetje të fortë nga të dy partitë, Senati amerikan miratoi të mërkurën në mbrëmje një projektligj për mbrojtjen që autorizon një shumë rekord prej 886 miliardë dollarësh shpenzime ushtarake vjetore, duke anashkaluar ndarjet partiake mbi çështjet sociale për projektligjin e domosdoshëm. Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, përfshin gjithçka, që nga rritja e pagave për trupat, që këtë vit do të jetë 5.2% e deri tek blerjet e anijeve, municioneve dhe avionëve, si dhe politika të tilla si masat për të ndihmuar Ukrainën dhe kundërvënë politikave të Kinës në Indo-Paqësor. Buxheti i këtij viti për mbrojtjen shënon një rritje prej 3% nga viti i kaluar. Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schummer tha para votimit se projekligji do të sigurojë që ushtria amerikane në çdo kohë do të jetë në nivelet më të larta në të gjithë botën dhe se Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë të palëkundura përpara Kinës dhe Rusisë. Në Senatin prej 100 anëtarësh vetëm 13 vota ishin kundër projektligjit. Dhoma e Përfaqësuesve pritet ta miratojë atë në fund të kësaj jave dhe më pas do të kalojë në Shtëpinë e Bardhë ku Presidenti Joe Biden pritet ta nënshkruajë atë në ligj.

Top Channel/ Trump rikthen tarifat doganore, preken 14 partnerët tregtarë të SHBA, mes tyre BE
25/11 20:26
Top News – 600 atentate dhe çmendi mijëra gra, komandanti i fundit guerril që donte të vriste CIA
25/11 18:46
Top News – Gratë do të quhen ‘Bibi’. Talibanët u heqin emrat nga dokumentet zyrtare
25/11 18:14
Top News – Jo simbole fetare në sallat e gjyqit/ Danimarka zgjeron kufizimet për shaminë islame
25/11 17:41
Top News- Pas anijeve, sulmon bazën ajrore/ Ukraina shkatërron pesë avionë në Rusi
25/11 17:37
Top Channel/ Femicidi, Kombet e Bashkuara: “Shtëpia, vendi më i rrezikshëm për gratë”!
25/11 15:32
Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59
Top News – 700 mijë ushtarë rusë të vrarë / Kremlini hedh poshtë raportet: Vetëm ne e dimë!
25/11 14:58
Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04
Top News – ‘Ukraina shkeli sovranitetin e Libisë’ / Italia qorton Kievin për sulmet mbi anijet ruse
25/11 13:04
Top Channel/ SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani, konflikti do përshkallëzohet!
25/11 12:23
Top Channel/ Arrestohen dy shqiptarë në Angli: Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William!
25/11 12:17