Top News – Ushtarë në kufirin me Turqinë / Bullgaria rrit sigurinë, krizë emigrantësh
02/11/2021 11:21

Bullgaria ka dërguar rreth 350 ushtarë në kufi me Turqinë të hënën për të ndihmuar forcat policore që të përballen me fluksin në rritje të migrantëve, njoftoi ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Georgi Panajotov. "Ushtarët arritën sot në kufirin bullgaro-turk për të mbështetur policinë kufitare", tha ai për kanalin privat BTV. Gjatë këtij viti më shumë se 6.500 njerëz kanë kaluar në mënyrë joligjore kufirin mes Turqisë dhe Bullgarisë. Shifra është trefish më e lartë se periudha e njëjtë e vitit 2020. Bullgaria është një nga rrugët kryesore të cilën migrantët nga Lindja e Mesme e shfrytëzojnë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Bullgaria ka ndërtuar një gardh me gjemba në kufirin me Turqinë, por ai është pjesërisht i dëmtuar. Gjatësia e kufirit mes dy vendeve është 259 kilometra. Në muajin gusht Parlamenti i Bullgarisë pati miratuar dërgimin e 400 deri 700 ushtarëve në kufi me Greqinë dhe Turqinë. Bullgaria është shteti më i varfër anëtar i Bashkimit Evropian prandaj migrantët nuk synojnë të ndalen aty, por të kalojnë në vendet tjera të pasura të BE-së. Vendet e BE-së kanë frikë se mund të ketë një fluks migrantësh nga Afganistani që kur talibanët morën kontrolline vendit më 15 gusht. Turqia, e cila nuk është anëtare e BE-së, është gjithashtu e shqetësuar për një valë të re migrimi në Evropë. Turqia strehon gati 4 milionë refugjatë sirianë dhe 300,000 afganë, përveç migrantëve dhe refugjatëve nga pjesë të tjera të botës. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë më herët se Turqia nuk e ka përgjegjësi të jetë “depo e refugjatëve në Evropë”. Bashkimi Evropian e ndihmon me miliarda dollarë Turqinë për të ofruar strehim për migrantët.

Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21