Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Impjantet e Trajtimit të Mbetjeve, Jorida Tabaku ka reaguar pas arrestimeve me urdhër të SPAK të disa zyrtarëve të lidhur me çështjen e inceneratorëve. Nëpërmjet një deklarate për mediet, Tabaku u shpreh se nuk është bërë mjaftueshëm nga ana e SPAK teksa kërkoi që të veprohet edhe për zyrtarë të tjerë, teksa shton se pret nga SPAK që të tejkalojë pushtetin politik dhe të bëjë detyrën.