Top News – Uraniumi i pasuruar/ Irani vazhdon të rrisë rezervat
11/11/2020 22:46

Irani vazhdon të rrisë rezervat e uraniumit pak të pasuruar përtej kufizimeve të përcaktuara në marrëveshjen bërthamore, që ka nënshkruar Teherani me fuqitë botërorë, si dhe vazhdon ta pasurojë atë më shumë sesa i lejohet, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike më 11 nëntor. Ky trup ka thënë se në raportin e tij të fundit është vërejtur se Irani deri më 2 nëntor ka krijuar rezerva prej 2,442.9 kilogramëve të uraniumit të pasuruar nga 2,105.4 kilogramë sa ishte raportuar më 25 gusht. Marrëveshja bërthamore e nënshkruar më 2015 mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Kinës dhe Rusisë, i mundëson Teheranit të krijojë rezerva për vetëm 202.8 kilogramë. Shtetet e Bashkuara janë larguar nga kjo marrëveshje më 2018. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka raportuar se Irani ka vazhduar të pasurojë uraniumin me shkallë 4.5 për qind të pastërtisë, në krahasim me 3.67 për qind sa i lejohet me marrëveshjen bërthamore. Kjo agjenci po ashtu ka thënë se sqarimet e Iranit për prezencë të materialit bërthamor në disa zona të padeklaruara në këtë shtet “nuk janë të besueshme”. Pavarësisht pse autoritetet iraniane kanë ofruar disa informacione për këto zona “agjencia e ka informuar Iranin se vazhdon ta konsiderojë përgjigjjen e Teheranit si teknikisht jo të besueshme”, ka thënë raporti. Ndonëse agjencia nuk ka identifikuar vendin me material bërthamor, burimet diplomatike kanë thënë se bëhet fjalë për rajonin Turquzabad në Teheran.

Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07