Top News – Ukraina sulmon me Storm Shadow / Godet Luhanskun e kontrolluar nga Rusia
13/05/2023 17:39

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se një avion ukrainas ka goditur dy shënjestra në një qytet në rajonin ukrainas të Luhanskut, që është nën kontrollin rus. Sulmi, sipas Rusisë është bërë me raketat e llojit Storm Shadow, që Britania i ka dhënë Kievit. Këto pretendime të ministrisë ruse nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Më 11 maj, Britania u bë shteti i parë që tha se ka nisur ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, që do t’i lejojnë Kievit të kryejë sulme ndaj trupave ruse dhe ndja depove të furnizimeve që gjenden prapa vijave të fronit, teksa Kievi po përgatitet për një kundërofensivë të madhe. Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se këto lloje raketash do të përdoren brenda territorit ukrainas, duke lënë të kuptohet se ka marrë garanci nga Kievi se ato nuk do të përdoren për shënjestra brenda kufijve të Rusisë, të pranuar ndërkombëtarisht. Ministria ruse tha se raketat goditën një fabrikë që prodhon polimer dhe një fabrikë për përpunimin e mishit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, sulmet ndodhën tw premten. “Raketat Storm Shadow, që Kievi ka marrë nga Britania janë përdorur për sulmin, në kundërshtim me deklaratat e Londrës se këto armë nuk do të përdoren ndaj shënjestrave civile”, tha ministria ruse.

Top Channel/ Trump, 25 ditë afat Iranit. Deri në zgjedhjet e 3 nëntorit nuk do të ketë sulme
08/10 23:39
Top Channel/ Rubio: Konflikti përtej Ukrainës. Sekretarit: Situata me Rusinë mund të përshkallëzohet
08/10 23:34
Top News – Ukraina hedh në erë rafinerinë. Sulm në Siberi, goditet ‘arteria’ e ushtrisë së Putinit
08/10 21:00
Top News – Avioni amerikan ‘ngatërron’ adresën. U nis nga Australia për SHBA, por përfundoi në Kinë
08/10 20:20
Top News – ‘Fundoset’ Maduro dhe e shoqja. SHBA i shton akuzat – Torturoi kundërshtarët e tij
08/10 19:40
Top Channel / Angli-Gjermani, pakt kundër Rusisë. Marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet
08/10 19:32
TopChannel/ Sulmet ruse, 30 të vrarë në Ukrainë. Raketat godasin autobusët në një stacion
08/10 19:15
Top Channel/ Murtaja, Rusia nuk pranon rastin e dytë: Është “fake news”! OBSH: Çfarë po fshihni!
08/10 18:15
Top News – Adoleshenti nxjerr thikën dhe sulmon/ Një i vdekur e dy të plagosur në një shkollë polake
08/10 15:35
Top Channel/ Anne Carson, Nobel në Letërsi për krijimtarinë që lidh risitë me traditën klasike
08/10 15:28
Top News – Meloni, ‘një hap më pranë fitores’ / Miratohet reforma zgjedhore, sistem proporcional
08/10 15:22
Top News – Humbi 81 avionë në luftën me Iranin/ SHBA ‘djeg’ 3.3 miliardë dollarë, raport i Kongresit
08/10 15:08
Top News – Ndahet Nobeli i Letërsisë 2026 / Vlerësohet poetja dhe shkrimtarja kanadeze Anne Carson
08/10 15:07
Top News – Putin lëshon bomba mbi autobusët / 33 të vdekur në Ukrainë, terror në Kramatorsk
08/10 15:01
Top Channel/ KE, impuls të ri zgjerimit: Paralelisht, reforma edhe vetë blloku për anëtarët e rinj!
08/10 14:54
Top News – Nëndetëset e kokainës drejt Evropës/ Kartelet i mbushin me eksploziv, shpërthejnë nëse…
08/10 13:59
Top News – Edhe Siria në luftë kundër Huthive / Do ndihmojë Arabinë, goditen aeroportet Saudite
08/10 13:52
Top News – ‘Rusia e ka murtajën nën kontroll’ / Trump: Nuk besojmë se është një armë biologjike
08/10 13:50
Top News – Kryebashkiaku mes policisë e protestuesve / U bë viral: ‘Mund të ishin fëmijët e mi’
08/10 13:44
Top News – Izraeli mbyll konsullatën britanike / ‘Dëbon’ diplomatët, mision i reduktuar në Jeruzalem
08/10 13:37