Top News – Ukraina pret ofensivë në lindje / Rusia po përgatitet, Kharkivi është në shënjestër
05/04/2022 10:49

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se Rusia po përgatitet që të nisë një ofensivë të re në lindje të Ukrainës, në përpjekje që të marrë kontrollin e Harkivit dhe për të rrethuar forcat ukrainase. Sipas zëdhënësit të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, Oleksandr Motuzyanyk, Rusia është duke sulmuar në qytetet Rubizhne dhe Popasna në rajonin e Luhanskut, duke hapur rrugë për të kryer sulm ndaj Severdonjeckut, që është kryeqyteti rajonal. Po ashtu, sipas këtij zyrtari, forcat ruse po grumbullohen në mënyrë që të marrin kontrollin e Mariupolit, qytetit-port ukrainas që është i rrethuar nga ushtria ruse. Sereodonjeck dhe Mariupol gjenden në skajet më veriore dhe jugore të “vijës së kontaktit” në Ukrainë, që është disa qindra kilometra e gjatë. Motuzyanyk tha se njësitë ruse po hyjnë nga Bjellorusia në Rusi dhe Moska po përgatit rezerva të karburanteve dhe municioneve në zonat që janë në kufi me Ukrainën lindore. Rusia javën e kaluar tha se do të tërhiqet nga rrethina e Kievit dhe Çernihivit dhe do të përqendrojë operacionet e saj ushtarake në lindje të Ukrainës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po dëshiron që ta marrë kontrollin e pjesës lindore dhe jugore të Ukrainës.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB