500 mijë dollarë për ushqim dhe nevoja të tjera të refugjatëve ukrainas. Kjo është shuma që ka dhuruar grupi Metallica për një organizatë që është angazhuar prej vitesh në sigurimin e ushqimeve në të gjithë emergjencat humanitare në botë. Grupi amerikan ka mbledhur paratë prej një fondacioni të themeluar prej tij në 2017-ën.