Klubi i motoçiklistëve i afërt me Kremlinin, "Ujqërit e natës", do të kalojë në fillim të majit nëpër serbi, në kuadër të udhëtimit të tyre që planifikon të përfundojë në Berlin. Çiklistët e këtij klubi, që janë vënë nën sanksionet e BE-së dhe SHBA-së, u nisën të shtunën në një udhëtim të quajtur "Rrugët e Fitores", si pjesë e të cilit ata planifikojnë të kalojnë nëpër disa qytete të Rusisë dhe Ukrainës, dhe më pas të vazhdojnë udhëtimin nëpër Evropë dhe të përfundojnë në Gjermani.