Përgjigjet e analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm në Krujë kanë rezultuar Streptokok fekal dhe esheria coli. Kanë qenë këto dy bakterie të cilat kanë kontaminuar ujin e pijshëm me të cilën furnizohen banorët e bashkisë të cilët ditën e dielë shfaqën probleme shëndetësore si të vjella e diarre, duke bërë që të përfundojnë në spital.