Afroamerikani që u qëllua disa herë nga policët në Kenosha të Uiskonsinit, ka gjasa të mos mund të ecë më dhe është paralizuar – tha avokati i familjes. Duke folur përkrah familjarëve të tjerë të tij, Ben Crump, tha se 29 vjecari Jacob Blake, i ishte nënshtruar operacionit pasi u qëllua mbrëmjen e të dielës.