Top News – U prodhuan në Serbi/ SHBA, makinat që numëruan votat
14/11/2020 18:43

Ndërsa Donald Trump në SHBA po kërkon prova për të gjetur atë që ai e quan manipulim votash e që s’po e gjen në SHBA, Moska zyrtare po e ndihmon për të gjetur “faktet” e “manipulimit”. Portali zyrtar i Kremlinit- Sputnik, ka publikuar një lajm sipas të cilit makineritë e numërimit të votave që u përdorën në SHBA u prodhuan në Serbi. Sipas Sputnik, Softueri për makineritë që numërojnë votat në SHBA vjen nga Beogradi dhe konkretisht nga kompainia “Dominion”. Kompania kanadeze "Dominion", e cila prodhon makina numërimi, zhvendosi zyrën e saj në Serbi nga kjo zonë në ambiente të tjera në Beograd këtë pranverë. Kompania prodhon makineri që përdoren në zgjedhjet presidenciale amerikane, dhe përveç selisë në Toronto, pjesa amerikane e kompanisë në Denver, ajo kompani gjithashtu ka një zyrë në Beograd. Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi se është përdorur në numërim një softuer që ka sjellë parregullsi. Ekipi ligjor i Donald Trump pretendon se ata u përdorën në të paktën 28 shtete të SHBA në zgjedhjet e fundit. Vetë Presidenti Donald Trump akuzoi këtë softuer për fshirjen e 2.7 milion votave në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe për atribimin e një numri të madh të votave të tij, qindra mijëra, Joe Biden. Nga ana tjetër, Agjencia Amerikane e Sigurisë për Infrastrukturën (CISA), e cila merret gjithashtu me sigurinë kibernetike të zgjedhjeve, tha, së bashku me anëtarët e komisioneve shtetërore këshilluese për monitorimin e zgjedhjeve, se "nuk ka asnjë provë që kishte fshirje ose ndryshime të votave" dhe që zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit ishin "më të sigurtat në historinë amerikane".

Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07
Top News – ‘Nuk lejoj shtet palestinez’. Netanjahu: Kjo tokë na përket ne! Do ta mbrojmë
12/09 23:00