Top News – U ishte refuzuar qëndrimi, Gjermania kthen pas azilkërkuesit
17/12/2020 12:43

Një grup prej 30 azilkërkuesve, të cilëve u ishte refuzuar qëndrimi në Gjermani kanë mbërritur në Kabul. Ata u deportuan nga Gjermania, thanë zyrtarët nga Ministria afgane e Refugjatëve dhe Riatdhesimit të enjten. Një total prej 937 azilkërkuesve janë dërguar nga Gjermania në Afganistan që nga dhjetori i vitit 2016 përmes 34 fluturimeve. Fluturimi i parafundit i dëbimit nga Gjermania ndodhi në muajin mars. Vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian gjithashtu kanë rinisur fluturimet e dëbimit. Një aeroplan me 11 migrantë të dëbuar nga Austria dhe Bullgaria u ul në Kabul më 16 dhjetor. Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar deportimet, duke thënë se Afganistani, i shkatërruar nga dekada të luftës, është shumë i rrezikshëm për t’i kthyer azilkërkuesit përsëri. Pavarësisht nga fillimi i bisedimeve të paqes midis qeverisë së Kabulit dhe militantëve në shtator, konflikti vazhdon dhe situata e sigurisë po përkeqësohet. Ka sulme të përditshme nga talibanët dhe militantët e Shtetit Islamik, të cilat po u shkaktojnë dëme civilëve në këtë vend. Më 16 dhjetor, zyrtarët afganë thanë të paktën 13 oficerë policie u vranë në një sulm në një pikë kontrolli sigurie në provincën veriore të Baghlan. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA), thotë se 5.939 viktima civile – 2.117 njerëz të vrarë dhe 3,822 të plagosur – u regjistruan në nëntë muajt e parë të këtij viti. Pandemia e koronavirusit e ka përkeqësuar më shumë situatën, në një nga vendet më të varfra të botës. Kombet e Bashkuara paralajmëruan se 5 milionë afganë do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe rritjes së konflikteve.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20