Top News – U diagnostikua me Covid-19/ Avokati personal i Donald Trump-it: Jam top!
07/12/2020 11:43

Rudy Giuliani, avokati personal i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “ndihet shume mirë” pas diagnostikimit me koronavirus dhe falënderoi miqtë për “lutjet dhe urimet e tyre”. Në postimin e tij në Twitter, Giuliani nuk i konfirmoi raportet e mediave amerikane se është shtruar në spital, por tha se “po merr kujdes të mirë”. 76-vjeçari ka drejtuar sfidat ligjore të presidentit Trump, kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, që nxori fitues demokratin Joe Biden. Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut ka udhëtuar në shtetet kyçe, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në gjithë SHBA-në. Në disa raste madje ai është shfaqur edhe pa maskë në fytyrë. Ekipi ligjor i Trumpit tha përmes një deklarate se Giuliani kishte dalë negativ në testin e koronavirusit dy herë para udhëtimeve të tij në Arizona, Miçigan dhe Xhorxhia. Në deklaratë po ashtu thuhet se anëtarët e tjerë të ekipit ligjor, që kanë pasur kontakte të afërta me Giulianin, do t’i ndjekin urdhrat e mjekëve të tyre dhe udhëzimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, për vetizolim dhe testim. Vetë presidenti Trump kaloi tre netë në spital, në muajin tetor, pasi u prek nga COVID-19. Sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, mbi 281,000 amerikanë kanë vdekur për shkak të COVID-19, më shumë se në çdo vend tjetër, ndërsa 14.6 milionë të tjerë janë të infektuar. Pavarësisht kësaj, në një sondazh te fundit kombëtar, rreth katër në 10 amerikanë thane se do të refuzonin ta merrnin vaksinën.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB