Top News – Trupat në kufi me Ukrainën / SHBA: Jemi gati të bisedojmë me Rusinë
21/12/2021 12:28

Sekretari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan i ka thënë homologut të tij rus, Yuri Ushakov se Uashingtoni është i gatshëm për t’u angazhuar në diplomaci rreth pozicionit të trupave ruse afër Ukrainës, mirëpo dialogu duhet të zhvillohet në përputhje me aleatët dhe partnerët në Evropë. Sullivan ka biseduar përmes telefonit me Ushakov, në kohën e rritjes së tensioneve në Evropë për shkak të pranisë së rreth 100,000 trupave ruse afër kufirit me Ukrainën. Rusia e mohon se kjo prani flet për pushtim potencial të Ukrainës, mirëpo e pranon se forcimi i marrëdhënieve mes Ukrainës dhe NATO-s, shihet me shqetësim. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se Sullivan “e ka bërë të qartë se secili dialog duhet të bazohet në reciprocitet dhe duhet të adresojë shqetësimet tona për veprimet e Rusisë, dhe se duhet të zhvillohet në koordinim të plotë me aleatët tanë evropianë”. Moska ka prezantuar javën e kaluar një listë të temave që dëshiron të negociojë, përfshirë premtimin se nuk do të ketë zgjerim të NATO-s në lindje, ashtu sikurse kufizim të aktivitetit ushtarak të aleancës veri-atlantike në Evropën Lindore, përfshirë bashkëpunimin me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Psaki e ka përsëritur pozicionin amerikan se kombet sovrane kanë të drejtë të zgjedhin aleancat e tyre dhe se marrëdhënia e NATO-s në Ukrainën “është çështje vetëm e Ukrainës dhe 30 vendeve tjera anëtare”. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Ushakov i ka thënë Sullivanit se Moska është e gatshme që të nisë bisedimet për garanci në siguri dhe se Rusia do të përfaqësohej në këto bisedime nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. Ryabkov ka thënë se Moska ende nuk ka marrë përgjigje nga SHBA-ja.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11