Top News – Trupa të djegur, hedhur mbi njëri-tjetrin/ Ndër tmerret më të fundit në Bucha të Ukrainës
06/04/2022 10:28

Gjashtë trupa të djegur të vendosur mbi njëri-tjetrin ishin duke u hetuar të martën në qytetin Bucha, në rrethinat e Kievit, ku pas largimit të forcave ruse kanë dalë në pah prova rrënqethëse për vrasje dhe torturime. Nuk është e qartë se kush ishin personat apo se në çfarë rrethanash ata ishin vrarë. Një nga kufomat ishte më e vogël se të tjerat, ndoshta e një fëmije, tha Andrii Nebytov, kreu i policisë në rajonin e Kievit. Një nga kufomat kishte një plagë me armë në kokë. Trupat e parë nga gazetarët e agjensisë së lajmeve Associated Press ishin fare pranë një rruge rezidenciale, pranë një vendi lojërash shumëngjyrësh dhe të boshatisur, dhe ishin të dukshëm për kalimtarët që kishin dalë me ndroje përjashta për të marrë ndihma. "Është e tmerrshme", tha Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrsky në vendngjarje, ku kishte edhe gazetarë të tjerë. Ministri tha se Presidenti rus Vladimir Putin duhet "të shkojë në ferr". Gazetarët e agjensisë së lajmeve Associated Press kanë parë dhjetëra kufoma nëpër qytetin Bucha, nga ku forcat ruse u tërhoqën javën e kaluar. Imazhet e disa prej trupave me duart e lidhura kanë tmerruar botën. Shumë nga viktimat e para nga gazetarët e Associated Press duket se janë qëlluar me armë nga afër, disa prej tyre në kokë. Të paktën dy prej tyre i kishin duart të lidhura. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se kufomat e të paktën 410 civilëve janë gjendur në qytetet përreth Kievit, të cilat u çliruan gjatë ditëve të fundit. Zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas e ka përshkruar njërën nga dhomat e zbuluara në Bucha si një "dhomë torturash".

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43