Top News – Trump u shpall i pafajshëm/ Biden: Ta mbyllim këtë luftë të paqytetëruar
15/02/2021 11:34

Presidenti Joe Biden reagoi ndaj votimit të Senatit për ta shpallur të pafajshëm ish-presidentin Donald Trump duke thënë se të gjithë amerikanët, veçanërisht udhëheqësit e vendit, kanë detyrën dhe përgjegjësinë “të mbrojnë të vërtetën dhe të mposhtin gënjeshtrat”. “Duke vepruar në në këtë mënyrë, e përfundojmë këtë luftë të paqytetëruar dhe shërojmë shpirtin e kombit tonë. Kjo është detyra që kemi përpara. Dhe është një detyrë që duhet ta ndërmarrim së bashku”. Biden shtoi se dhuna dhe ekstremizmi nuk kanë vend në Amerikë. Deklarata e tij erdhi pasi senati nuk arriti të sigurojë dy të tretave e votave të nevojshme për të dënuar zTrump nën akuzën për nxitje të sulmit ndaj Kapitolit. Duke analizuar sulmin në Kapitol dhe rolin e paraardhësit në atë ngjarje, Biden tha se, “ky kapitull i trishtuar” në historinë amerikane është një kujtesë se demokracia është e brishtë dhe duhet të mbrohet gjithmonë, ndërsa kombi duhet te mbetet sipas tij vigjilent. Vetë Trumpi u shpreh pas votimit në senat se gjyqi ndaj tij ishte një fazë tjetër “e gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e vendit tonë”. “Lëvizja jonë historike dhe patriotike për ta bërë Amerikën të mrekullueshme sërish sapo ka nisur”, tha ish presidenti, duke shtuar se pret që ta vazhdojë këtë rrugëtim për të arritur sic tha “madhështinë amerikane për të gjithë njerëzit tanë”.

Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59