Top News – Trump shkarkon zyrtarin që kundërshtoi pretendimet e tij për zgjedhjet
18/11/2020 11:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar nga puna një zyrtar të lartë federal të sigurisë kibernetike, i cili tha se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të sigurta, dhe i cili hodhi poshtë pretendimet e presidentit për mashtrim masiv. Trump njoftoi më 17 nëntor se ai kishte marrë vendim të pushojë nga puna, Christopher Krebs, duke thënë se një deklaratë e fundit që agjencia e Krebs bëri për të mbrojtur sigurinë e zgjedhjeve ishte “shumë e pasaktë”. Sipas një postimi në rrjetin social Twitter, Trump pretendon se kishte pasur “mashtrime masive” në zgjedhje, duke përmendur pretendime të pabazuara, në bazë të së cilave në zgjedhjet e 3 nëntorit “kanë votuar edhe të vdekurit”, vëzhguesit janë ndaluar të kenë qasje në vendet e votimit dhe ka pasur gabime të makinës së votimit. Twitter vendosi menjëherë një paralajmërim në postim duke thënë: “Ky pretendim për mashtrim zgjedhor është i diskutueshëm”. Shkarkimi vjen pasi Trump refuzon të njohë fitoren e presidentit të zgjedhur demokrat, Joe Biden. Avokatët e tij kanë sfiduar rezultatet e zgjedhjeve në procese gjyqësore të paraqitura në shumë shtete. Shumica janë hedhur poshtë për mungesë të provave. Krebs drejtoi Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe të Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) që nga krijimi i saj, pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016 deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20