Top News – Trump sërish pretendime për zgjedhjet presidenciale
06/12/2020 12:13

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sërish ka bërë pretendime të pabazuara lidhur me zgjedhjet presidenciale të nëntorit gjatë një tubimi në Xhorxhia. Trump, që ende nuk ka pranuar humbjen, ka ngritur dyshime mbi integritetin e zgjedhjet të 3 nëntorit dhe më 5 dhjetor, gjatë një tubimi në Xhorxhia, përsëriti pretendimet false për zgjedhjet, ku ka fituar kundërkandidati demokrat, Joe Biden. Trump u tha mijëra njerëzve të mbledhur në Valdosta, Xhoxhia se zgjedhjet ishin të “manipuluara”. Presidenti Trump vazhdon të bëjë pretendime të pabazuara lidhur me mashtrime në zgjedhje, pavarësisht se gjykatat dhe zyrtarët zgjedhorë në shtetet kyçe në mbarë vendin, kanë hedhur poshtë këto pretendime. Nga pothuajse 50 padi që janë sjellë në gjykata nga fushata e Trumpit dhe aleatëve të tij, 30 prej tyre janë hedhur poshtë, kryesisht për mungesë të provave, ka raportuar Associated Press. Ndërsa dhjetëra të tjera janë ende në procedurë. Gjatë këtij tubimi, Trump tha se ai do të dërgojë “së shpejti” në Gjykatën Supreme lëndën për këto pretendime, por nuk elaboroi më shumë. Ekspertët ligjorë thonë se ka pak gjasa që këto pretendime të merren parasysh nga gjykatat. Njëra prej kërkesave të ekipit të Trumpit është që të shpallë të pavlefshme rezultatet në Xhorxhia. Në këtë shtet tashmë është bërë rinumërimi i votave dhe nuk janë gjetur parregullsi të mëdha. Rinumërimi e ka konfirmuar Bidenin fitues në këtë shtet me 12,670 vota më shumë se Trumpi. Xhorxhia ka certifikuar rezultatin zgjedhor.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20