Top News – Trump po shtyn Ukrainën drejt kapitullimit / Gjermania paralajmëron: Po i fal toka Rusisë
28/04/2025 12:02

Ukraina e dinte se mund të detyrohej të lëshojëe territore për të arritur një marrëveshje armëpushimi të qëndrueshme "por ajo sigurisht nuk do të shkojë aq larg, ose nuk duhet të shkojnë aq larg, sa propozimi i fundit nga presidenti amerikan", tha Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius për transmetuesin publik gjerman ARD. "Ukraina vetë mund të kishte marrë një vit më parë atë që përfshihej në propozimin e Trumpit, praktikisht përmes një kapitullimi", tha ai. "Nuk mund të dalloj asnjë vlerë të shtuar". Trump është frustruar që përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje midis Moskës dhe Kievit pas tre vitesh lufte deri më tani kanë dështuar, dhe Shtëpia e Bardhë që atëherë ka ndërmarrë një shtytje gjithnjë e më urgjente për të arritur një marrëveshje. Një plan paqeje i SHBA-së përfshin njohjen amerikane të kontrollit të Rusisë mbi Krimenë - gadishullin jugor ukrainas që Moska e aneksoi në mënyrë të paligjshme më shumë se një dekadë më parë - dhe do t'i jepte Rusisë territor shtesë ukrainas të pushtuar që nga fillimi i pushtimit të saj të plotë në vitin 2022. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën pranoi se Ukrainës i mungon fuqia ushtarake e nevojshme për të rimarrë Krimenë me forcë, por e ka bërë të qartë prej kohësh se bërja e lëshimeve territoriale është një vijë e kuqe. Njohja e Krimesë si ruse do të ishte gjithashtu e paligjshme sipas kushtetutës së Ukrainës. "Ky territor nuk është pronë e imja. Kjo është pronë e popullit ukrainas", tha ai në një konferencë për shtyp të premten. Pas takimit të jashtëzakonshëm ballë për ballë mes Trump dhe Zelenskit në Vatikan para funeralit të Papa Françeskut të shtunën, presidenti amerikan tha se ata diskutuan shkurtimisht çështjen e Krimesë dhe se ai beson se Zelensky "dëshiron të bëjë një marrëveshje". Trump gjithashtu kritikoi Presidentin Vladimir Putin në disa nga komentet e tij më të forta kundër udhëheqësit rus deri më sot. “Dua që ai të ndalojë të shtënat, të ulet dhe të nënshkruajë një marrëveshje”, tha Trump të dielën ndërsa u kthye në Uashington për të filluar atë që ndihmësit e tij thonë se do të jetë një javë kritike në përcaktimin e së ardhmes së përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA-të për të ndërmjetësuar përfundimin e luftës. “Ne kemi kornizat e një marrëveshjeje, besoj, dhe dua që ai ta nënshkruajë atë”, tha Trump.

Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27