Top News – Trump përballë impeachment-it/ Ekipi mbrojtës në telashe, largohen 5 avokatë
31/01/2021 12:38

Ish-presidenti, Donald Trump, ka ndarë rrugët me avokatët që e përfaqësojnë atë në hetimin që do të nisë në senat. Burch Bowers dhe Deborah Barberi janë larguar nga ekipi i tij dhe siç raportojnë mediat amerikane ky ka qenë një vendim i përbashkët. Hetimi ndaj Trump për nxitje rebelimi, fillon më 8 shkurt. Senatorët do të vendosin nëse do ta dënojnë atë nën akuzën se nxiti rebelimin në ndërtesën e Kongresit më 6 janar, kur humbën jetën pesë persona, ose jo. Greg Harris dhe Johnny Gasser, dy ish-prokurorë federalë nga Karolina e Jugut po ashtu kanë lënë ekipin e avokatëve të Trump. Ata raportohet se nuk donin të mbronin Trump për aludimet për manipulim të zgjedhjeve. Josh Howard, një avokat nga Karolina e Veriut, që iu bashkua pak kohë më parë ekipit, siç raporton CNN, po ashtu është larguar. Tani është e paqartë se kush do ta përfaqësojë Trump në proces. “Ne kemi punuar shumë por nuk kemi marrë një vendim përfundimtar për ekipin tonë ligjor”, tha në Twitter këshilltari i Trump, Jason Miller. Trump është presidenti i parë në historinë amerikane që do ti nënshtrohet dy herë procesit që njihet si Impeachment. Ai u hetua më parë nga Dhoma e Përfaqësuesve në 2019 për marrëveshjet e tij me Ukrainën por u shfajësua në senat. Tani ai akuzohet se ka nxitur bandën që sulmoi Kongresin pasi në mënyrë të përsëritur ai pretendoi, pa baza, për manipulim të zgjedhjeve.

Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20
Top Channel/ BE-Angli, marrëveshje e re! Londra dhe Brukseli afrohen sërish
20/11 23:11
Top Channel/ Trump: Irani po ndikon te nafta! Putin dhe Zelensky nuk kanë më “busull”
20/11 23:00
Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18
Top News- Rriten tensionet në Europë/ Estonia do të mbyllë kufirin rrugor me Rusinë
20/11 20:45
Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51