Top News – Trump nuk tërhiqet/ Do të ndihmojë republikanët për zgjedhjet e mes-mandatit
29/01/2021 12:51

Ndokush mund të kishte menduar se pas shtëpisë së bardhë, Donald Trump do të vendosej në Mar-a-Lago duke u shqetësuar vetëm për shkopin e tij të golfit. Por, nuk ndodh kështu. Ish-presidenti u takua të enjten me udhëheqësin e pakicës republikane në dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, me qëllim që të ndihmojë partinë për të marrë përsëri kontrollin e dhomës, në zgjedhjet e mesit të mandatit në 2022. Takimi, vjen tre javë pasi ligjvënësi i Kalifornisë e zemëroi Trump, duke thënë se ish-presidenti mbante përgjegjësi për trazirat e 6 janarit në Capitol. Takimi u zhvillua në klubin Mar-a-Lago të ish-presidentit në Palm Beach të Floridës, ku Trump banon që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar. Trump kishte shprehur privatisht zemërim ndaj republikanit McCarthy tek këshilltarët e tij pas deklaratave të ligjvënësit se ish-presidenti ishte përgjegjës për trazirat në Kapitol ku humbën jetën pesë vetë, tha një burim që kishte dijeni me këtë zhvillim. Më vonë, McCarthy u tërhoq, duke thënë se nuk besonte që trazirat të ishin provokuar nga ish-presidenti. Ish-Presidenti Trump përballet me impeachmentin në Senat muajin e ardhshëm, pas akuzës së ngritur kundër tij nga Dhoma e Përfaqësuesve më 13 janar për nxitje rebelimi. Dhoma e bazon akuzën tek fjalimi që Trump mbajti përpara mbështetësve para se ata të sulmonin Capitolin. Këshilltarët thonë se kohët e fundit Trump ka folur për formimin e një alternative ndaj Partisë Republikane, Partisë Patriotike, gjë që nëse realizohet mund të kishte efekte katastrofike për republikanët në zgjedhjet e ardhshme. Por pas takimit me McCarthyn, duket se kjo ide është lënë mënjanë, të paktën përkohësisht.

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30