Top News – Trump nënshkruan/ 290 mld usd bomba Arabisë Saudite
30/12/2020 12:44

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e 3,000 bombave të telekomanduara me precizion të lartë Mbretërisë së Arabisë Saudite në një marrëveshje me vlerë 290 miliardë dollarë, tha Pentagoni. Shitja vjen në ditët e fundit të mandatit të Presidentit amerikan Donald Trump. Presidenti i zgjedhur Joe Biden është zotuar se do të ndalë shitjen e armëve për Arabinë Saudite, blerësi më i madh i armëve amerikane në Lindjen e Mesme, në një përpjekje për t’i bërë trysni Riadit që t'i jap fund luftës në Jemen që ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare në botë. Paketa do të përfshinte 3,000 bomba GBU-39 me diametër të vogël (SDB I), kontenierë, pajisje mbështetëse, pjesë rezervë dhe mbështetje teknike, tha Pentagoni. "Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Arabisë Saudite për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke rritur rezervat e saj të municioneve me rreze të gjatë, me precizion ajër-tokë", tha Pentagoni në një deklaratë. "Madhësia dhe saktësia e bombave SDB I i bënë ato më të efektshme dhe të shkaktojnë më pak dëme të rastit", thuhet më tej në deklaratën e Pentagonit. Agjencia e Pentagonit për Bashkëpunim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes njoftoi Kongresin për shitjen e mundshme të armëve të martën. Anëtarët e Kongresit janë zemëruar nga numri i madh i viktimave civile në Jemen dhe në fillim të këtij viti u përpoqën të bllokonin shitjen e avionëve luftarakë F-35 për Riadin. Pavarësisht miratimit nga Departamenti i Shtetit, njoftimi nuk nënkupton se një kontratë për shitjen është nënshkruar ose se negociatat për atë kanë përfunduar. Pentagoni tha se kompania Boeing është kontraktori kryesor për këto armë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20