Top News – Trump në publik/ Nderon veteranet në Arlington
11/11/2020 22:41

Ndërsa amerikanët në të gjithë vendin po bëjnë homazhe për të gjithë ata që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura të vendit, Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë morën pjesë në një ceremoni me rastin e Ditës së Veteranëve në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, pranë kryeqytetit. Në shiun që vazhdonte të binte, Presidenti Trump vendosi një kurorë përpara monumentit të ushtarit të panjohur, në shoqërimin e nënpresidentit Mike Pence. Kjo është një nga paraqitjet e para publike të Presidentit Trump që kur rivali i tij demokrat Joe Biden siguroi votat e nevojshme të Kolegjit Zgjedhor për të fituar presidencën, sipas vlerësimit të organizatave të mëdha mediatike. Ceremonitë e vendosjes së kurorave në në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit kanë tërhequr mijëra njerëz në të kaluarën. Por ceremonia e këtij viti është e mbyllur për publikun dhe e ndryshuar në format, në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të zbatojnë udhëzimet e sigurisë për pandeminë e koronavirusit. Të gjithëve u është kërkuar të mbajnë maska fytyre dhe të praktikojnë distancimin shoqëror në mjediset e varrezave. Me rastin e Ditës së Veteranëve, Presidenti i zgjedhur Joe Biden bëri një ndalesë në Përmendoren e të rënëve të Luftës së Koresë në Filadelfia.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20