Drejtori ekzekutiv i TikTok Kevin Mayer ka dhënë dorëheqjen pas vetëm dy muajsh në detyrë, në prag të skadencës së ultimatumit të dhënë nga presidenti amerikan, Donald Trump. Kompania në pronësi kineze, është akuzuar se përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare nga administrata Trump. Mayer iu bashkua TikTok pasi u largua nga detyra e tij si shef i shëbimit streaming të Disneyt.