Top News – Trump jep dritë jeshile, merr ok-in tranzicioni qeveritar
24/11/2020 09:59

Më shumë se dy javë pasi Joe Biden u shpall fitues u zgjedhjeve presidenciale ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vendosi t`i hapë rrugën tranzicionit të pushtetit duke udhëzuar administratoren e agjencisë federale të Shteteve të Bashkuara që është e ngarkuar me këtë proces, “të bëjë atë që duhet bërë”, edhe pse siç tha, ai vetë nuk do të heqë dorë nga sfidat ligjore. Pas kësaj, pak pasi Michigani certifikoi fitoren e demokratit, Administrata e Shërbimeve Qeveritare (GSA) I hapi dritën jeshile zyrtarisht kalimit të pushtetit. Pas disa dështimesh të njëpasnjëshme, duket se përpjekjeve të Trumpit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, po i vjen fundi. Edhe këtë njoftim, ashtu si mjaft te të tjerë përpara tij, Trumpi zgjodhi ta bënte në Twitter ku shpjegoi se administratorja e GSA-së Emily Murphy dhe ekipi i saj duhet “të bëjnë atë që duhet bërë në lidhje me protokollet fillestare” dhe se i ka thënë ekipit të tij të bëjë të njëjtën gjë”. Autorizimi I GSA nënkupton se ekipi i Bidenit tani do të ketë fonde federale dhe një zyrë për të kryer tranzicionin gjatë dy muajve të ardhshëm. Ekipi e përshëndeti këtë lëvizje të Trumpit duke theksuar se ishte e nevojshme për të nisur punën mbi mënaxhimin e sfidave me të cilat përballet kombi, përfshirë vendosjen nën kontroll të pandemisë së koronavirusit. Deri tani është mësuar se Biden ka në plan të caktojë sekretar shteti këshilltarin e tij, Anthony Blinken, John Kerry do të jetë i dërguar për klimën dhe Kerry do të jetë i dërguar për klimën dhe Janet Yellen pritet të kthehet në të parën femër qe merr postin e sekretares së thesarit në historinë e SHBA-së.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20