Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-të duhet të “zotërojnë” Groenlandën për të parandaluar Rusinë dhe Kinën që ta bëjnë këtë. “Vendet duhet të kenë pronësi dhe ju mbroni pronësinë, ju nuk mbroni kontratat e qirasë. Dhe ne do të duhet të mbrojmë Groenlandën”, u tha Trump gazetarëve të premten, në përgjigje të një pyetjeje nga BBC.