Top News – Triestja dhe rruga e re e mëndafshit
13/12/2020 10:50

Një marrëveshje e re mes Italisë dhe Kinës e ka kthyer qytetin port të Triestes në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Qyteti ka qene dikur mundësia e vetme e Perandorisë së Habsburgut për të pasur korridor në det, prandaj është konsideruar mjaft i rëndësishëm nga pikëpamja strategjike. Në vitin 1719, ai u shpall nga Karl VI zonë e lirë tregtare, cka e ktheu në pikë kryqëzimi për Europën lindore. Më pas, në shekullin e 20-të, gjatë Luftës së Ftohtë, qyteti e humbi shkëlqimin dhe rëndësinë dhe u kthye në periferi të izoluar nga Europa, duke rënë kështu viktimë e Perdes së Hekurt. Por tani qyteti port italian i Triestes, është duke përjetuar një epokë të re, të artë, thotë DË. Tashmë pozicioni strategjik e ka kthyer në stacion ideal edhe për rrugën e re detare të mëndafshit. Marsin e 2019, Italia nënshkroi një memorandum me Kinën, duke u bërë kështu vendi i parë i grupit të G-7, që merr pjesë në Rrugën e re të Mëndafshit. Nga Brukseli dhe vende të tjera të BE-së, kritikat erdhën breshëri. „Ajo çka prezantohet në publikun italian si deklaratë me synime komerciale, është në fakt njohja politike e projektit të Rrugës së Mëndafshit nga një prej vendeve të G7, pra një çështje që duhet marrë seriozisht,“ thote ekspertja Giada Messetti. “Kinezët i kanë bërë mirë planet për t’u bërë ata që janë sot. Ata kanë bërë një projekt ekonomik. Dhe meqenëse rëndësia e tyre ekonomike në botë është kaq e madhe, vetëkuptohet që ata duan të marrin ndikim në botë”, shton ajo. Edhe pse marrëveshja e diskutueshme e mes Italisë dhe Kinës nuk ka sjellë deri më sot ndonjë projekt konkret, në prapaskenë puna është ndryshe: „Faktikisht ne jemi duke biseduar me kinezët prej disa kohësh,“ tregon Francesco Parisi, kryetari shoqërisë PLT, të ngarkuar me ndërtimin e një terminali multifunksional në sipërfaqen e portit të Triestes.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20