Katër oficerë të forcave të rendit u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në qytetin Charlotte të Karolinës së Veriut, dhe një i dyshuar u gjet i vdekur, tha policia lokale. Shefi i Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg, Johnny Jennings tha në një konferencë për shtyp se katër oficerët që u vranë ishin pjesë e një ekipi federal të përbërë nga oficerë të disa agjencive.