Tre ish gjeneralë amerikanë kanë lëshuar alarmin për mundësinë e një tentative për grusht shteti në zgjedhjet e 2024-ës dhe kanë paralajmëruar se një gjë e tillë do të përcante forcat e armatosura dhe do të rrezikonte ta zhyste vendin në luftë civile. SHBA janë më të ndara se kurrë dhe ne duhet të përgatitemi për më të keqen – thonë ish gjeneralët Paul Eaton, Steven Anderson dhe Antonio Taguba, duke saktësuar se janë të shqetësuar për kaos të mundshëm pas zgjedhjeve të 2024-ës.