Top News – Tre ditë para sulmit mbi Kongresin/ Policia e Capitol-it refuzoi ndihmën
08/01/2021 11:06

Tre ditë para protestës së dhunshme të mbështetësve të Presidentit Donald Trump në Kapitol, Pentagoni pyeti policinë e kompleksit të Kongresit amerikan nëse kishte nevojë për trupa shtesë të Gardës Kombëtare. Ndërsa turma filloi të shkonte drejt Kapitolit të mërkurën, udhëheqësit e Departamentit të Drejtësisë i ofruan policisë në ndërtesën e Kongresin ndihmë me agjentë të FBI-së. Policia e Kapitolit i hodhi poshtë të dyja kërkesat, sipas një zyrtari të mbrojtjes dhe dy personave me njohuri për këtë çështje. Pavarësisht paralajmërimeve të shumta për një kryengritje të mundshme dhe burimeve të mjaftueshme dhe kohës për t’u përgatitur, Policia e Kapitolit bëri plane vetëm për një protestë të lirisë së shprehjes. Duke marrë parasysh reagimin e dhunshëm të forcave të rendit ndaj protestave të qershorit të kaluar pranë Shtëpisë së Bardhë, zyrtarët gjithashtu kishin si qëllim të shmangnin krijimin e përshtypjes se qeveria federale po dislokonte ushtarë ose trupa të Gardës Kombëtare për t’u përdorur kundër amerikanëve. Kjo rezultoi në vërshimin e protestuesve në Kapitol dhe në mbingarkesën e oficerëve të një agjencie të zbatimit të ligjit me një buxhet të madh operativ dhe përvojë në ngjarje të sigurisë së lartë që mbrojnë ligjvënësit, të mërkurën. Katër protestues vdiqën, duke përfshirë një grua, e cila u qëllua me armë brenda ndërtesës. Trazirat dhe humbja e kontrollit nga policia kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë në Kapitol për ngjarjet e ardhshme. Veprimet e ditës së mërkurë gjithashtu ngrenë shqetësime në lidhje me trajtimin e mbështetësve kryesisht të bardhë të Presidentit Trump që u lejuan të endeshin nëpër ndërtesë për orë të tëra, ndërsa protestuesit afrikano-amerikanë dhe ata me ngjyrë që protestuan vitin e kaluar kundër brutalitetit të policisë u përballën me një polici më të fuqishme dhe më agresive.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01