Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Zëmblak të Korçës mesditën e kësaj të premteje. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë prej tre ditësh, ndërsa jetonte i vetëm në banesë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Vëllai i tij, Ylber Mullalli shprehet se 60-vjeçari vuante nga problemet e zemrës dhe ishte konsumues i alkoolit.