Top Channel/ Flet i riu që u plagos në protestë/ Erion Vishkulli: E kam ende plumbin…
25/10/2026 12:05

Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga një plumb gome gjatë protestës. Mes dhimbjes dhe pasigurisë për shikimin, ai rrëfen për herë të parë ekskluzivisht për Top Channel çfarë ndodhi, pak para se gjithçka të ndryshonte. Plumbi ndodhet ende në syrin e tij të majtë, ndërsa shpresa tashmë është te mjekët dhe një ndërhyrje më e specializuar. Erjon Vishkulli / protestues “Shkova të takoja shokët dhe do të ikja. Kisha hequr maskën e oksigjenit dhe në atë moment takova një shok gazetar. I kisha diku 30 metra larg policët, pa asnjë reagim, pa asgjë. Vetëm kur më vjen një goditje, eca rreth dy metra dhe rashë në tokë”. Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Erjoni tregon se pas goditjes ishte vetëm pjesërisht i vetëdijshëm. Kujtimet për atë që ndodhi më pas janë të pakta, por ai mban mend ndihmën e një shoku, i cili e transportoi me makinë. Pas kësaj, nisi një tjetër betejë, këtë herë në spital, me dhimbjen dhe frikën se mund të humbasë shikimin. “Isha pak i vetëdijshëm, ndërkohë që një shok më shoqëroi me makinë. Kaq mbaj mend pastaj”. Plumbi i gomës ndodhet ende në syrin e majtë të Erjonit. Pasojat e goditjes dhe rreziku për shikimin mbeten shqetësimi kryesor. Ai nuk e fsheh dhimbjen, ndërsa për atë që mund të ndodhë në vijim, ende nuk ka siguri.

Top News- Ndryshon ligji për tubimet, Rama: Gjoba deri në 100 000 lekë të reja, dhe…
25/10 13:10
Top News- “Kush thyen, paguan”, Rama: Çdo protestues do përgjigjet financiarisht
25/10 13:10
Top News- Rama: Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia tek prindërit
25/10 13:10
Top News- Rama prezanton paketën ligjore: Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet, dëmi paguhet
25/10 13:10
Top News- Rama: Dhunuesit asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të Berishës
25/10 13:09
Top Channel/ Drejt Italisë 28-vjeçari që u plagos në sy, shefja e okulistikës: Do t’i nënshtrohet…
25/10 13:05
Top Channel/ ‘Kjo protestë do fitojë’ Berisha: Studentët po protestojnë për fëmijët tanë, Rama…
25/10 12:38
Top Channel/ “Kam shumë dhimbje, plumbin s’ma hoqën”, rrëfimi tronditës i Vishkullit: Do iki…
25/10 12:35
Top Channel/ Protestë para ministrisë së Arsimit/ Organizatorët kanë njoftuar tubim në orën 14.00
25/10 12:34
Top News- 23 protestues në pranga pas përplasjeve me policinë, 13 nën hetim, 30 në kërkim
25/10 12:32
Top News-Rama prezanton paketën e re ligjore/Ndryshon ligji i tubimeve, gjoba deri në 100 mijë lekë
25/10 12:24
Top Channel/ Të plagosurit në protestë/23 persona iu drejtuan spitalit, mes tyre policë, studentë…
25/10 12:14
Top Channel/ Rama prezanton paketën anti-dhunë/ “Kush thyen paguan, selia e PD u kthye në strehim”
25/10 12:07
Top Channel/ Flet i riu që u plagos në protestë/ Erion Vishkulli: E kam ende plumbin…
25/10 12:05
Top Channel/ Nisin hetimet për të plagosurin/ U dëmtua rëndë në sy, AMP dhe prokuroria investigime
25/10 11:45
Top Channel/Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës:Edhe këtë flamë do ta shuajmë,gabon…
25/10 11:41
Top Channel/‘Zhurmën e kanë të madhe, por shanse 0’, Rama:Më keni votuar ose jo se kam tradhtuar…
25/10 11:27
Top Channel/ ‘Me dhunë nuk më imponohet askush’, Rama: Detyra ime të mbroj shtetin dhe…
25/10 11:24
Top Channel/ Rama: Shkatërrimi i pronës do dënohet dyfish nëse ndodh ndaj një institucioni, kush…
25/10 11:21
Top Channel/ ‘Nga Spanja me bluza të bardha’, Rama: Mësuesit do të pezullohen nga detyra nëse…
25/10 11:16