Një operacion i autoriteteve franceze ka shkatërruar një rrjet të madh kriminal që merrej me një aktivitet që ishte i lidhur ngushtë me trafikimin e drogës, kryesisht kokainës, nga Spanja nëpërmjet anijeve të peshkimit dhe skafeve të shpejtë. Operacioni rezultoi në sekuestrimin e tre anijeve një mallrash, një peshkimi dhe një skaf dhe 800 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili. Gjithashtu, 28 persona u arrestuan, përfshirë anëtarë të ekuipazheve dhe individë të lidhur me organizatën që merrej me transportimin e ngarkesës së paligjshme.