Top News – Thyhet rekordi në SHBA / Asnjëherë më shumë të shtruar në spital se tani
11/01/2022 12:19

Shtrimet në spital të personave me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara arritën rekordin më të lartë të hënën, sipas një raporti të agjensisë së lajmeve Reuters, ndërsa një rritje e infektimeve të shkaktuara nga varianti shumë ngjitës Omicron po rëndon sistemet e kujdesit shëndetësor në disa shtete amerikane. Rezultuan 132.646 persona të shtruar në spital me COVID, duke ia kaluar kështu rekordit prej 132.051 të vendosur në janar të vitit të kaluar. Shtrimet në spital janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga fundi i dhjetorit, duke u dyfishuar në tre javët e fundit, pasi varianti Omicron shpejt ia kaloi variantit Delta si versioni dominues i virusit në Shtetet e Bashkuara. Shtetet Dellauer, Illinoi, Mein, Merilend, Mizuri, Ohajo, Pensilvania, Puerto Riko, Ishujt Virgin, Vermonti, Virxhinia, kryeqyteti Uashington DC dhe Ëisconsin kanë raportuar kohët e fundit nivele rekord të pacientëve të shtruar me COVID-19, sipas analizës së agjensisë së lajmeve Reuters. Megjithëse ndoshta më pak të rënda, zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se numri i madh i infektimeve të shkaktuara nga varianti Omicron mund të mbingarkojë sistemet spitalore, disa prej të cilave tashmë kanë pezulluar ndërhyrjet jo urgjente, ndërsa luftojnë për të menaxhuar rritjen e numrit të pacientëve, ndërkohë që kanë edhe mungesa në personel. Mesatarja shtatëditore për rastet e reja është dyfishuar në 10 ditët e fundit në 704.000. Shtetet e Bashkuara kanë mesatarisht mbi gjysmë milioni raste për gjashtë ditët e fundit, sipas një raporti të agjensisë Reuters. Vdekjet janë mesatarisht 1.700 në ditë, nga rreth 1.400 ditët e fundit, por sidoqoftë brenda niveleve të parë në fillimet e këtij dimri.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11