Top News – Tesla pa shofer../ Aksident në Teksas, vdesin dy persona
19/04/2021 12:31

Një makinë pa pilot Tesla, është përfshirë në një aksident që i ka marrë jetën dy personave që ndodheshin në të. Ajo kishte dështuar të merrte një kthesë dhe kishte dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë. Autoritetet në shba, thonë se ky është më i fundit në një seri aksidentesh në të cilët janë përfshirë makina tesla të pajisura me sistemin gjysmë automatik të drejtimit. Dy persona kanë humbur jetën pasi një mjet Tesla, që besohet se po vepronte pa askënd në sediljen e shoferit, u përplas me një pemë në veri të Hjustonit. “Askush nuk ishte në timon”, thanë zyrtarët e policisë pas aksidentit. Modeli S i Teslas, i 2019, po udhëtonte me shpejtësi kur nuk mundi të përballonte një kthesë dhe doli nga rruga duke u përplasur me një pemë dhe duke shpërthyer në flakë. Pasi zjarri u shua, autoritetet lokalizuan dy pasagjerët, njëri në sediljen e parë ndërsa tjetri prapa. Tesla dhe administrata kombëtare e sigurisë në trafik nuk u përgjigj menjëherë ndaj një kërkese për komente. Aksidenti erdhi në mesin e debateve të ndezura tashmë për sistemin gjysmë automatik të ngarjes së Teslas, për shkak të disa aksidenteve, dhe ndërsa kompania përgatitet të lancojë një softëare të update-uar të vetë drejtimit të makinës për klientët. Sic ka deklaruar agjencia e sigurisë së makinave në shba, në mars, ajo ka hapur 27 hetime për aksidente me makinat tesla. Të paktën tre prej këtyre aksidenteve kanë ndodhur së fundmi. Drejtuesi i Teslas, Elon Musk, tha në janar se ai pret fitime të mëdha nga softëare-i i ri i vetë drejtimit të makinës dhe se ka besim se makina do të jetgë në gjendje të ecë vetë në mënyrë të sigurt këtë vit

Top Channel/ Trump fitoi 15 milionë USD nga rikthimi i Huang në Nvidia
24/11 23:31
Top Channel/ Plani i Trump për NATO, më pak trupa amerikane
24/11 23:29
Top Channel/ Rrëzohet avioni ushtarak, 5 të vdekur në Turqi
24/11 23:25
Top Channel/ Pekini “vishet” kuqezi! Festë në prag të Pavarësisë
24/11 23:21
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj CIA, ekspozohen informacione
24/11 23:18
Top News- Çfarë ndodh kur një armë bërthamore shpërthen në hapësirë? ‘Sputnik-S’ kundër Starlink
24/11 22:50
Top News- Brukseli i jep sinjal të fortë Serbisë: Beogradi rrezikon të largohet nga BE
24/11 22:11
Top Channel/ Bota në alarm nga “Mega El Nino”! Çfarë pritet të ndodhë me motin këtë dimër?
24/11 21:33
Top Channel/ Manipulim dëshmitarësh dhe mashtrim, Nicolas Sarkozy del para gjykatës
24/11 21:26
Top Channel/Moment tensioni/ Drejtuesi i seancës i fik mikrofonin Vuçiçit, reagimi i ish-presidentit
24/11 21:21
Top News- Frikë për sulm ndaj fabrikave të armëve/ Shërbimi i Inteligjencës: Rusia mund të sulmojë
24/11 20:30
Top News- Sulmi ndaj anijeve ruse në Libi/ Ukraina këmbëngul se ishte akt vetëmbrojtjeje
24/11 19:30
Top News – Iraku kërkon naftën e kurdëve/ Haset në refuzim, rrezik për përshkallëzim të tensioneve
24/11 16:32
Top Channel/ Lobim për kompani naftë? Senati nis hetime për zv/presidentin e SHBA, Vance!
24/11 16:23
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, sërish pa Serbinë: Por optimist për lidershipin e ri!
24/11 16:14
Top News – Lufta kapërceu Evropën… / Ukraina: Sulmi mbi anijet ruse në Libi, vetëmbrojtje
24/11 15:16
Top News-5 gra vriten çdo orë / Të dhënat e OKB, femicidi mbetet në shifra të larta
24/11 15:16
Top News – Frikë për sigurinë mbretërore… / ‘Vidhet’ shtëpia e princit William, dy të arrestuar
24/11 15:11
Top News – Luanesha në arrati pranë Stambollit / Plasin memet në rrjet, panik në qytet
24/11 15:11
Top News – BE ndalon makinat kineze / Muajin e ardhshëm kufizohen importet e hibrideve
24/11 15:11