Millan Radojiçiq, organizatori dhe kryesi i sulmit terrorist të Bansjkës në Zveçan, është filmuar nga mediat serbe në tubimin elektoral të partisë së ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Në pamjet e bëra publike ai shfaqet i shoqëruar me Danillo Vuçiç, djalin e ish-presidentit të Serbisë në tubimin e së premtes në Kragujevc. “Milan Radojiçiq ndodhet pranë Danilo Vuçiqit para sallës "Jezero", ku u mbajt tubimi i SNS-së”, shkruan mediumi serb.