Top News – Termometri shënon 50 gradë Celsius / I nxehtë përvëlues në Australi, thyhet rekordi
13/01/2022 14:24

Autoritetet australiane kanë raportuar se temperatura në brigjet e Australisë ka arritur në 50.7 gradë Celsius, duke barazuar rekordin e vitit 1962. Kjo temperaturë e lartë është raportuar në Onslou të Australisë Perëndimore, derisa ajo e viteve më parë ishte regjistruar në jug të Australisë. Onslou dhe rajonet përreth, mund të regjistrojnë temperatura rekorde sërish, pasi moti pritet të jetë edhe më i nxehtë të premten. Këto temperatura janë regjistruar pasi Australia Perëndimore është përballur me zjarre të mëdha muajin e kaluar. Si pasojë e tyre, janë djegur mbi 6,000 hektarë tokë dhe shumë persona janë evakuuar. Përveç Onslout, edhe qytezat tjera si, Mardi dhe Robërn, kanë regjistruar temperatura mbi 50 gradë Celsius të enjten. Valët e nxehtësisë janë duke u bërë secilën herë e më ekstreme, për shkak të ndryshimeve klimatike, të nxitura nga njeriu. Bota veçse është ngrohur për 1.2 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale dhe temperaturat pritet të rriten, përveç nëse qeveritë nëpër botë marrin masa për të kufizuar emetimet e karbonit.

Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09