Top News – Tërmeti në Kroaci/ Të paktën 7 viktima
30/12/2020 12:23

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në tërmetin me magnitudë 6.4 që goditi Kroacinë qendrore të martën. Ekipet e shpëtimit kaluan gjithë natën në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara në kërkim të të mbijetuarve. Një 12 vjeçare humbi jetën në Petrinja, pesë të tjerë në qytetin e afërt Glina dhe një viktimë e shtatë u gjet nën rrënojat e një kishe në Zazina. Rreth 20 persona janë të plagosur ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Kryebashkiaku i Petrinjës tha se thuajse gjysma e qytetit ishte shkatërruar dhe njerëz janë nxjerrë nga rrënojat. Shumë prej banorëve kanë qenë të frikësuar të ktheheshin në shtëpitë e tyre gjatë natës si pasojë e dridhjeve të tokës që kanë pasuar dhe kanë fjetur në makinat e tyre apo kanë qendruar tek të afërm në zona të tjera. Rreth 200 vetë u strehuan në garnizonet ushtarake. Mëngjesin e të mërkurës në fakt, Kroacia u godit edhe nga të paktën tre tërmete të tjera me epiqendër po në zonën e Petrinjës. Më i forti ishte i mangnitudës 4.8. Tërmetet, sipas shërbimit sizmiologjik kroat u regjistruan në një thellësi prej dhjetë kilometrash. Shefi i menaxhimit të krizave i Bashkimit Evropian, Janez Llenarçiç, do të vizitojë Petrinjën gjatë ditës. Tërmeti i së martës është ndjerë në slloveni, në Bosnje e Hercegovinë, në Serbi dhe, madje, edhe në Itali. Të hënën, një tërmet me magnitudë 5.2 goditi Kroacinë qendrore, gjithashtu pranë Petrinjës. Në mars, një tërmet me magnitudë 5.3 tronditi Zagrebin, duke shkaktuar një të vdekur dhe duke plagosur 27 të tjerë. Instituti amerikan i gjeologjisë tha se ai i të martës ishte tërmeti më i madh i regjistruar në Kroaci që nga nisja e përdorimit të instrumenteve moderne sizmike. Një tërmet me përmasa të ngjashme është regjistruar në 1880 afër Zagrebit. Ekspertët ndërkohë paralajmërojnë se do të ketë edhe dridhje të tjera toke.

Top Channel/ Elon Musk nën presion, shkencëtarët e akuzojnë për shkelje të etikës! Kërkohet…
17/07 20:40
Top Channel/ ‘Skandali Epstein u krijua nga demokratët’, Musk sfidon Trump: Nxirr dosjet ose…
17/07 19:45
Top Channel/ Moti i keq mbërthen Korenë e Jugut, mijëra persona braktisin banesat e tyre
17/07 19:09
Top News- Vuçiç bën gati ushtrinë, alarmohet BE: kujdes me veprimet
17/07 19:00
Top News – Ushtarët rusë helmohen me ujë / Operacion i dyshuar sabotazhi nga Ukraina
17/07 15:22
Top News – Shiu më i madh në 120 vjet…Alarm për rrëshqitje dheu, viktima dhe të evakuuar
17/07 15:21
Top Channel/ Sulmet në Siri, kush janë Druzët dhe përse po i mbron Izraeli?!
17/07 14:15
Top News – Evitohet ‘lufta e plotë’ në Siri / Presidenti tërheq trupat, premton të mbrojë Druze-t
17/07 12:53
Top News – 1 minutë larg nga lufta bërthamore / 80 vite nga Hiroshima e Nagasaki, bota në garë të re
17/07 12:50
Top News – ‘Tërmet’ në qeverinë ukrainase / Pse Zelenski po ndryshon kabinetin tani
17/07 12:48
Top Channel/ 9 mld USD, shkurtohet ndihma amerikane: Senati miraton planin e Trumpit!
17/07 12:06
Top Channel/Varësia nga mineralet e rralla, Gjermania “ia djeg” SHBA-së: Do bëhemi qendër në Europë!
17/07 10:59
Top Channel/ Frikë për luftë tregtare në Europë, tarifat e reja: “Taktikë negocjimi e SHBA-së”!
17/07 10:37
Top Channel/ Dënohet rivali i Erdoganit, Imamoglu, nuk kandidon dot për president
16/07 22:51
Top Channel/ Momente tmerri! Izraeli bombardon Sirinë
16/07 19:27
Top News – Rivali i Erdoganit lihet në qeli / Kryebashkiaku i Stambollit, një vit e tetë muaj burg
16/07 15:06
Top News – Italia nuk ka më vend në burgje / Do të lirojë 10 mijë të dënuar për të zbutur krizën
16/07 15:04
Top Channel/ Marta Kos: “Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në BE”!
16/07 14:56
Top News – Izraeli kërcënon Sirinë / Do nisë ushtrinë për të mbrojtur pakicën druze
16/07 14:45
Top News- Grupi terrorist i themeluar në SHBA/Pjesë e atentatit të zyrtarit të inteligjencës në Kiev
16/07 14:41