Turqia tronditet edhe nga çmimet e qirave. Tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit ka lënë mbi një million njerëz të pastrehë në rajonin jugor të Turqisë, të cilët po provojnë të zhvendosen drejt qyteteve të tjera. Por pikërisht ky migrim i detyruar ka bërë që të rriten ndjeshëm çmimet e qirave në qytetet përreth zonave të prekura nga tërmeti, siç janë Mersin, Konya, apo edhe kryeqyteti, Ankara.