Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi kanë kundërshtuar me forcë Forcat Shqiponja në Lezhë. Në pranga janë vënë shtetasit : Aleksandër Ndoci, 35 vjeç, Alberto Ndoci, 35 vjeç dhe Amarild Fizi, 28 vjeç, të tre banues në Lezhë. Sipas burimeve zyrtare, tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi janë gjobitur për ndalimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.