Top News – Rikthehen piramidat në Shqipëri. Skema e mashtrimit online, identifikohen tre platforma
28/08/2025 15:38

Autoritetet kanë nisur të reagojnë pas denoncimeve publike në lidhje me një skemë mashtrimi piramidale që zhvillohej e gjitha online. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetik njoftoi identifikimin dhe mbylljen e tre platformave që shërbenin për të mashtruar qytetarët përmes premtimeve për fitime të mëdha dhe të shpejta, ndërsa policia e shtetit komunikoi se po heton përmes strukturave të saj të krimeve kibernetike dhe ekonomike përgjegjësit e këtyre skemave. Platformat e mbyllura nga autoriteti janë TXEX (Teks-eks) XUEXA (eksuu-eksa) dhe Grokrexduu (Grokreksdu). Deri më tani, hetimet kanë zbuluar se dy platformat e para kanë lidhje me njëra-tjetrën. Skema e mashtrimit është e njëjtë te të tre platformat dhe ajo është e ngjashme me skemat piramidale Ponzi, të përhapura masivisht në Shqipëri në mesin e viteve ’90, me dallimin e vetëm që tashmë ushtrohen online. Viktimave u premtohen investime në bursa, apo në kriptomonedha dhe fitime të mëdha nëse kalojnë në këto platforma paratë e tyre. Shuma minimale e kërkuar është 1 mijë euro dhe nëse përfshije në skemë persona të tjerë, premtohej përfitim më i madh. Për ta bërë më të besueshme skemën, organizatorët transferonin te viktimat shuma të vogla parash, duke ua prezantuar si fitime të investimit të tyre. Por, në momentin që një person kërkonte tërheqjen e të gjithë shumës që kishte në llogaritë e këtyre platformave organizatorët i kërkonin para shtesë, si tarifa për komisionet, apo për shërbimet e verifikimit. Ata që kanë paguar këto tarifa janë zhgënjyer dy herë, pasi veç humbjes së parave fillestare, kanë humbur edhe pagesat shtesë të kërkuara nga mashtruesit. Sipas denoncimeve që kanë marrë autoritetet deri më tani, skema ka qenë më e përhapur në Divjakë, Fier, Lushnje dhe në periferi dhe fshatrat e Lezhës.

Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08