Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Shkodër në bashkpunim me efektivët e Komisariatit të Pukës, kanë finalizuar operacionin e koduar ‘Last Travel’, duke vënë në pranga 26 vjeçarin Roland Gjonin, të shpallur në kërkim. I riu me banim në fshatin Bleran, Shkodër, ishte dënuar nga GJKKO, më vendim të 14 tetorit me 6 vite e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim, në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.