Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Franca e Kosova. Bëhet fjalë për Esmir Gabor, I njohur dhe me emrin Esmir Sherri dhe Shkëlqim Ismaili. Sherri është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 04.02.2021, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Në janar të 2021-shit, pas një konflikti me një person tjetër, I riu ka tentuar ta vrasë atë me armë zjarri.