Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” për veprimet që minojnë paqen në Ngushticën e Tajvanit, tha këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jake Sullivan. Komentet e tij për BBC-në vijnë pasi Kina dërgoi një “numër rekord” avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, për katër ditë me radhë.