Japonia regjistroi të martën temperaturën më të lartë ndonjëherë prej 41.8 gradësh Celsius, cka shtyu qeverinë të këshillojë banorët të qëndrojnë brenda dhe të premtojë hapa për të lehtësuar dëmet e shkaktuara nga moti në të korrat e orizit. Të dhënat në qytetin lindor Isesaki, në prefekturën Gunma, kapërcyen rekordin e mëparshëm prej 41.2 gradë Celsius të shënuar javën e kaluar në qytetin perëndimor Tamba në prefekturën Hyogo, tha agjencia meteorologjike e vendit. Deri më tani këtë verë, më shumë se 53,000 njerëz janë dërguar në spital për shkak të goditjes nga nxehtësia, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarreve dhe Fatkeqësive.